Një ditë pasi u dekretua nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar dhe Marsida Xhafellari, e cila ka preferuar që të qendrojë larg debatit, pasi në vendin e saj nga KED është emëruar dhe Arta Vorpsi.
“Nuk preferoj të komentoj”, thotë Xhaferllari e pyetur nga mediat. “Nuk është në natyrën time të përfshihem në debate, aq më pak për natyrën e pozicionit në të cilin jam dekretuar”.
Meta e dekretoi Xhaferllarin pavarësisht se kjo e fundit renditej e katërta në listën e KED, dhe sipas kreut të shtetit procesi ndaj saj kishte qenë diskriminues, pasi dy anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i kishin vendosur qëllimisht nga zero pikë. (lexo te plote qendrimin argumentues te presidentit Meta)
Nga ana tjetër për të njëjtin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, KED ka emëruar Arta Vorpsin, e cila më tej ka bërë betimin pranë një notereje në Tiranë, dhe jo pranë presidentit, ashtu sic e parashikon neni 129 i Kushtetutës. (lexo edhe këtu lajmin)
(E.K/Faxweb.al)