Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sherri mes vajzave në Tiranë: Më bulluan motrën për defektin në hundë, shkova për t’u sqaruar si njeri

Mbrëmjen e sotme, u publikua një video, që tregonte sherrin mes disa vajzave në një park në zonën e Kinostudios. Në video shiheshin dy vajza që ishin kapur prej flokësh, ndërkohë ngjarja ndodhi sot pasdite, rreth orës 16:00.

Pas disa momentesh, disa kalimtarë ndëhynë, duke bërë të mundur shuarjen e konfliktit mes tyre. Së fundmi, në lidhje me videon e sherrit, ka reaguar edhe një nga vajzat e përfshira në konflikt.

Përmes një mesazhi të dërguar tek JOQ Albania, ajo ka treguar versionin e saj të ngjarjes. Vajza shprehet se sherri ka ndodhur rastësisht, teksa ajo kishte shkuar për t’u sqaruar njerëzisht me motrën e një vajze, e cila i kishte bullizuar të motrën në shkollë.

Ajo shprehet se në sqarim e sipër, motra e vajzës bullizuese ka tentuar ta godasë, por ajo vetëm sa është vetëmbrojtur. E reja shkruan se motra e saj 13-vjeçare, është bullizuar prej kohësh në shkollë për shkak të një problemi estetik.

Motra e 13-vjeçares sqaron që familja e saj dhe e vajzës që u përfshi në sherr, i janë drejtuar Rajonit të Policisë, pasi ky problem nuk mund të zgjidhet ndryshe. Më tej, ajo tregon se e motra e mitur vinte në shtëpi e dëshpëruar, pasi e bullizonin në shkollë, duke e bërë të ndihej keq.

Ajo që duhet theksuar në lidhje me këtë rast është se fenomeni i bullizmit ka marrë një përhapje të frikshme në Shqipëri, sidomos në ambientet shkollore, ku edhe manifestohet masivisht si dukuri. Adoleshentët e bulluar sistematikisht, kanë prirje për t’u mbyllur në vetvete dhe nuk i tregojnë askujt se çfarë ndodh në shkollë.

Ky fenomen rrezikon që të shkaktojë dëme të mëdha psikologjike tek adoleshentët e bulluar, të cilat mund të ndikojnë negativisht në të ardhmen e tyre.

Ndonëse janë marrë nisma sensibilizuese për parandalimin e këtij fenomeni, në shumicën e rasteve nga vetë nxënësit, kjo formë e ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike vijon të jetë e pranishme në shkollat tona.

Pyetja që të gjithë do të ngrinin me të drejtë për këtë rast është: Si e justifikojnë rrogën psikologët e shkollave, kur dita-ditës ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i përhapur në institucionet arsimore në Shqipëri?

Mesazhi i plotë:

“Pershendetje.Ne ate videon qe ju keni postuar, dua tju sqaroj se sherri ka ndodhur rastesisht kur un shkova per te takuar dhe sqaruar live si njerez te civilizuar , vajzen ne video motra e seciles ka bullizuar motren time ne shkolle , nderkoh qe familja ime dhe familja e saj i jan drejtuar rajonit se ndryshe nuk zgjidhej ky problem. Ne sqarim e siper vajza ne video ka tentuar tme gjuaj dhe sigurisht qe un jam vetmbrojtur me cdo mundesi. Sherri eshte bere per vajza te mitura , motra ime eshte bullizuar ne shkolle duke qen se kane filluar te futen ne periudhen e adoleshences , motra ime eshte vetem 13 vjec dhe nuk ka pasur asnje mundesi tju kthehet ne shkolle. Ka ardhur ne shtepi me nje deshperim qe vetem nese do te ishit ne shtepine tone do mund ta shikonit. Dhe un duke qen se skam mundur te jem aty se jam ne angazhimet e mia shkollore i kerkova motres se vajzes tjeter te takohemi dhe te sqarojme muhabetin sepse eshte histori e perseritur. Nuk eshte hera e pare qe motren time e bejne te ndihet ne kete menyre. Dhe prindrit e mi jan jasht mase te shqetsuar aq sa e kan cuar muhabetin ne polici. Gjithsesi, e takova vajzen dhe qetsisht po i shpjegoja muhbetin dhe si pa pritur vajza zgjati duart dhe u perpoq tme gjuante. Aty un kam qen ne nje moment qe askush sdo donte te ishte, por cdo gje ndodhi papritur dhe video eshte kapur nga personat ne moment dhe keqkuptuar komplet. Motren e bullizonin per pamjen estetike. Ajo ka nje defekt ne hunde dhe ja vinin ne dukje gjithe kohes”

 

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *