Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zgjedhur të ikë nga emisioni pas disa pyetjeve të sikletshme të gazetarit Bledian Koka.
Koka vuri re se Balla po mbronte biznesmenin Gjergj Luca, ndërkohë ai ngre dyshime se Balla po fliste nga lokali i Luces në kohë reale. Pas pyetjes së gazetarit, Balla është sikletosur dhe ka zgjedhur të mos përgjigjet, por të largohet nga emisioni.
BISEDA NË STUDIO:
Bledian Koka: Ku ndodheni tani?
Taulant Balla: Jam në zyrën time…
Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi
Taulant Balla: Jo
Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.
Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës
Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.
Ditën e djeshme, kandidati i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjegj Luca janë përfshirë në një konfrontim fizik mes tyre. Boçi e akuzon Lucen se e ka kërcënuar me jetë dhe e ka dhunuar, ndërsa Luca e akuzon Boçin se e ka provokuar dhe gjatë përplasjes madje i ka vjedhur dhe telefonin.
(E.H/Faxweb.al)