Një gjyq për cështje pronësie ka përfunduar me dhunimin e një avokati në gjykatën e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke përfunduar në sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.
Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se nuk është pjesë e dhomës së avokatisë Fier, por nga nga Tirana. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 4 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.