Një sherr mes punonjësve të Policisë ka ndodhur së fundi në Tiranë. Punonjësi i Policisë së Shtetit, konkretisht i SHÇBA-së Ardit Zenelaj ka kanosur me armë dy punonjës të Policisë Bashkiake.
Zenelaj mësohet se është ndaluar nga dy punonjës të Policisë Bashkiake, por ka bërë rezistencë dhe u ka nxjerrë armën dy kolegëve të tij.
Ngjarja ka ndodhur teksa Zenelaj drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’, ku është ndaluar nga policët bashkiakë.
Ai nuk iu bind urdhërit si dhe madje ka kanosur dy policët me inicialet V.S, dhe K.K. Tashmë ngjarja ka përfunduar në Prokurori.