Një 16-vjeçar është goditur me thikë pas një sherri mes dy të rinjve të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Kavajës’, në Tiranë, ku pas një konflikti të çastit, dy të rinj, 17 dhe 16-vjeç kanë goditur me thikë shtetasin e identifikuar me inicialet A.B 16-vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturit si dhe arsyet e këtij sherri i cili degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)