Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sherr masiv për një cigare, tre shqiptarë përballë 3 italianëve, vajza ha një shishe kokës gabimisht

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prato të Italisë, ku një grup shqiptarësh dhe italianësh janë rrahur me njëri-tjetrin.

Sipas autoriteteve italiane, ngjarja ndodhi në një fast-food të Mc Donald’s dhe për arsye që s’ta merr mendja.

E përditshmja italiane “La Nazione”, shkruan se e gjitha nisi për një cigare.

Karabinierëe bëjnë me dije se një 20 vjeçar shqiptar i cili ishte klient në fast-food, i ka kërkuar një cigare një punëtori.

Por ky i fundit nuk i ka kthyer një përgjigje pozitive dhe kaq ka mjaftuar që të nisë përleshja midis tyre.

Shokët e shqiptarit i dolën në ndiihmë atij, por edhe ata të punonjësit nuk mbetën pas.

Megjithatë në sherr është përfshirë edhe një vajzë e cila nuk kishte lidhje me asnjërën palë. Vajza është goditur gabimisht me një shishe në kokë.

Tre shqiptarët dhe tre punonjësit kanë përfunduar në spital, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon akoma për zbardhjen e ngjarjes dhe akoma nuk dihet se me çfarë masash do përballen të përfshirët në konflikt. (D.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *