Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sherr masiv në stadiumin Selman Stërmasi”, përleshen tifozët

Do të startojë në orën 19:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje emocionuese, kjo e cila ka pak para nisjes ka shpërthyer në përplasje mes tifozëve.

Tifozët e dy skuadrave, kanë hyrë në fushë duke u përleshur midis tyre, ku për pasojë edhe janë lënduar me mjetet rrethanore.

Po ashtu tifozët po hedhin sende në fushë, flakadanë dhe po shkulin stolat e stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërkohë që polcia po ndërhyn për të qetësuar situatën.

Kujtojmë se të dyja klubet më parë janë dënuar për shkelje të dispilinës, ku jo rrallë herë ndeshjet janë zhvilluar pa tifozë.

Ndërkaq mbi 8 mijë tifozë do të ndjekin live në orën 19:00 sfidën Tirana-Partizani pasi të gjithë biletat që ishin në dispozicion janë shituar, fakt të cilin e konfirmoi klubi bardheblu me anë të një postimi në  aqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Njoftimi i Tiranës:

Në orën 15:00 është mbyllur sporteli i biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Çdo biletë është shitur dhe gjithçka është gati për një stadium të gjithin bardheblu.

👉 Dyert për tifozët do të hapen në orën 17:00 për të shmangur rradhët e gjata.

👉 Sendet e forta, shishet plastike, xhestet antisportive dhe çdo veprim tjeter që dëmton skuadrën, klubin dhe tifozët, nuk duhet të shfaqet sot në stadium.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *