Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë ku një 81-vjeçare që ia doli në luftën ndaj koornavirusit nuk e shijoi gjatë këtë lajm ët ëgëzueshëm.
Shërimi i saj u quajt një “mrekulli”, ndërsa mediat e huaja raportojnë se ka vdekur 36 orë pasi doli nga spitali.
Ajo u shfaq më herët në videoklipet me doktorët që e duartrokisnin teksa dilte në karrige me rrota nga izolimi dhe video u shpërnda në të gjithë botën.
Por siç mësohet gruaja ndërroi jetë më pak se dy ditë pasi doli nga Hospital Clinico de Valladolid në veriperëndim të Spanjës.
Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende por motra e saj tha për mediat vendase: “Po, ishte motra ime, ajo që doli nga spitali me duartrokitje e që dërgonte puthje nga kamera, ajo po varroset tani dhe unë nuk mund të shkoj në funeral”.
Lajmi vjen teksa Spanja është bërë vendi i dytë më i infektuar në botë pas Italisë me 4,800 të prekur sot dhe 769 të vdekur.
Motra e saj e shkatërruar e ka konfirmuar këtë. “Dje ajo doli jashtë duke duartrokitur dhe fryrë puthje dhe tani ata po e varrosin atë dhe unë nuk mund të shkoj. Është një goditje shumë e fortë, dje ajo dukej aq e lumtur dhe sot ajo ka vdekur “, tha ajo për Diario de Valladolid.
Nos unimos a los ??aplausos a la primera paciente con coronavirus que logra salir de la UCI del Clínico de Valladolid.
????#unSantoveniamejor #santoveniasequedaencasa #todovaasalirbien pic.twitter.com/OcwzEJZalX— PPSantovenia?? (@PpSantovenia) March 23, 2020