Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Falja e gjobave një karrotë për qytetarët”, Sherefedin Shehu pesimist për 2021: Do të jetë viti i stanjacionit, vështirësi në mirëqenie dhe punësim

Sherefedin Shehu, eksperti i ekonomisë ka qenë në një intervistë për Fax News, ku ka komentuar vendimin e qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së pandemisë. Shehu tha se qeveria e ka përdorur këtë akt për përfitime elektorale, duke e quajtur si një karrotë që u jepet qytetarëve për ti mashtruar.

Megjithatë Shehu theksoi faktin se realisht shumë prej bizneseve e kishin të pamundur pagesën e gjobave, pasi ky ka qenë një vit mjaft i vështirë ekonomik.

“Kjo ka një prapavijë të madhe politike, se duke pranuar në heshtje gabimet e saj, po orfron një karrotë te qytetarët paras zgjedhjeve. Unë e shoh më shumë si një truk elektoral, dhe më pas si një paaftësi në vendosjen e gjobave.

Një akt ligjor nuk mund të anulohet me një vendim qeverie, duhej të merrte një akt tjetër për heqjen e gjobave. Realisht bizneset nuk kanë mundësi që të paguajnë, një pjesë e bizneseve janë në prag të falimentimit, dhe situata duhet parë në vazhdimësi.

2020 nuk ishte një vit me parashikime optimiste, kemi një administratë të dobët dhe të politizuar, që operon më shumë në orientime politike, kështu që dobësi të konstatuara, janë theksuar si pasojë e ndikimit të tërmetit dhe të pandemisë”, u shpreh Shehu.

Ndërkohë që lidhur me rritjen ekonomike, apo rënien e saj, Shehu tha se është skeptik, pasi BERZH dhe Banka Botërore bazohen në modele që nuk aplikohen në Shqipëri. “Unë besoj që këto institucione e japin konkluzonin për qëllime pragmatike, për të mos ulur besimin te ekonomia. Akoma këtu bëhet biznes për të përfituar nga rrethanat, nuk kemi cikël biznesesh që shkon në rritje të vazhdueshme.

Politikat fiksale kanë kontribuar në fragmentarizimin e biznesit, unë e shoh 2021 me një rritje pozitive të dobët, edhe në rast se ajo ndodh. Pra që nuk sjell rritje të punësimit dhe të mirëqenies. Të shpresojmë që do të ketë një mundësi për rritje, por ne ekspertët e shohim 2021 si një vit stanjacioni, në një ngërç të theksuar”, tha më tej Shehu.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *