Shërbimi sekret italian ka dorëzuar në parlament raportin e sigurisë kombëtare për vitin 2017.
Sipas raportit, shqiptarët janë kërcënim shumë i madh për sigurinë kombëtare të Italisë.
Në raport përmenden shqiptarët si grupi dominant për trafikun e drogës në Evropë. Grupet shqiptare akuzohen për vjedhje, prostitucion, drogë.
“ Kriminaliteti nga të huajt në Itali, përfshin të gjitha grupet, nigerianë, rusofonë, kinezë shqiptar. Banda që grabisin dhe shpërndajnë drogë, dhe kriminelët sipërmarrës që sërish qarkullojnë para mafioze”
Faxweb.al sjell pjesë nga raporti ku thuhet se:
“Grupet shqiptare janë në plan të parë për trafikun e drogës sidomos të kokainës dhe hashashit, por dhe prostitucionit. Shqiptarët janë ata që lidhin grupet kriminale italiane me anë të bashkëpunimit.”
Në raport flitet dhe për shqetësimin e shërbimit sekret italian lidhur me emigrantët, dhe se në Shqipëri nuk është regjistruar mbërritja.
(F.G/Faxweb.al)