Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shënohen rastet e para me koronavirus në Serbi dhe Vatikan: Njerëzit të qendrojnë 1 metër larg njëri-tjetrit

Serbia dhe Vatikani janë përballur me rastet e para të koronavirusit, duke e zgjeruar edhe më shumë hartën me vendet e prekura në të gjithë botën.

Rasti në Vatikan është konfirmuar nga një zëdhënës i Selisë së Shenjtë, ndërkohë që njerëzve iu është kërkuar të ndjekin me përpikmëri kontrollet e vendosura, që përfshijnë dhe të mbajturën e distancën të paktën 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërkohë autoritetet kanë vendosur në karantinë qytetin e Betlehemit.

Shtatë njerëz janë diagnostikuar me koronavirus atje. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se të gjithë njerëzit nuk lejohen të hyjnë ose dalin nga qyteti.

Ndërkohë situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që tregjet në Azi të pësojnë një rënie të fortë.

E gjithë bota është përfshirë nga përhapja e Koronavirusit, një infeksion i cili deri më tani u ka marrë jetën 3381 personave dhe ka infektuar rreth 98 mijë të tjerë. Në hartën e OBSH rezulton që 87 vende janë prekur nga virusi COVID 19, i cili sipas ekpertëve të kësaj të fundit nuk mund të konsiderohet si grip, pasi e ka vdekshmërinë në mbi 3.5 për qind.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *