03:39 | 30/05/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Blog

SHËNIM: Micotaqis kërkon vetëvendosjen e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri

16:17 | 22/12/2022
në Blog, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHËNIM: Micotaqis kërkon vetëvendosjen e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotaqis në 22 dhjetor 2022 e nguli zyrtarisht flamurin ilegal të “Vorio Epirit “ në Himarë dhe në Shqipërinë e Jugut. Në fjalimin e mbajtur ditën e enjte në qytetin shqiptar të Himarës, Micotaqis shpalli kërkesën zyrtare greke që “Shqipëria është e detyruar të respektojë të drejtën tuaj për vetëvendosje”.

Deri tani kryeministrat dhe ministrat e jashtëm grekë e kanë kërkuar nga zyrat e tyre në Athinë vetëvendosjen e minoritetit grek në Shqipëri. Nga Athina politikanët grekë mund të kërkojnë në daç Himarën dhe në daç Tropojën, se nuk reagon njeri në Shqipëri.

Por është hera e parë që një kryeministër grek vjen dhe e shpall në tokën shqiptare, mu në surrat të politikës dhe të publikut shqiptar dhe konkretisht në Himarë. Nuk dihet se si dhe me çfarë mënyrash kryeministri grek arriti që për këtë provokacion skandaloz antishqiptar në territorin  shqiptar të ketë lejen e qeverisë aktuale të Shqipërisë, e cila me këtë veprim ka kryer një akt të paprecedent antikushtetues, antishtetëror dhe antikombëtar .

E ashtuquajtura vetëvendosje e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri, të cilin e zyrtarizoi kryeministri grek me vizitën e sotme, është dhunim flagrant i Kushtetutës e Shqipërisë dhe i rendit kushtetues, një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Greqia legalizon Jugun e Shqipërisë si provincë të saj, përderisa kryeministri grek fluturon direkt nga territori grek në stadiumin e Himarës, pa qenë fare për vizitë zyrtare në Tiranë dhe në Shqipëri.

Kemi aktin e paligjshëm të ringritjes nga varri të protokollit famëkeq të Korfuzit të vitit 1914 për të krijuar me vetëvendosje të ashtuquajturën “Autonomi të Vorio Epirit”. Këtë ditë të zezë përuroi sot kryeministri i Greqisë në Shqipëri.

Programi aneksionist i helenizimit zyrtar të Shqipërisë së Jugut arrit sot një avancim të madh. Ndaj dhe kryeministri Micotaqis nuk e përmbajti dot euforinë nacionaliste greke në fjalimin, që mbajti para “Omonias” sot në Himarë: “Ky është një moment special  për mua dhe për helenizmin kudo. Unë ndjehem i nderuar të jem kryeministri i parë grek, që vizitoj Himarën. Ju falenderoj që keni mbajtur lart flakën e helenizmit dhe të ortodoksisë”.

Sot në Himarë u shkel Kushtetuta e Shqipërisë. Sot në Himarë kryeministri i një shteti të huaj rivendikoi vetëvendosjen dhe krjimin e një harte të re politike me zonën e re vetëvendosëse greke në territorin e Shqipërisë.

Sot Micotaqis zyrtarizoi “asosiacionin e komunave greke” në Shqipëri. Nuk ka informacion nëse nëpër vizitat e tij në komunat e këtij “asosiacioni grek” u valëvit ndonjë flamur i reckosur i qeverisë greke të “Vorio Epirit”, e cila me forcat ushtarake greke kishte pushtuar Jugun e Shqipërisë në vitin 1914.

Pas 30 vitesh demokraci apatride, qeveria e Shqipërisë ka vendosur të plotësojë orekset e vjetra aneksioniste dhe shoviniste të Greqisë për Shqipërinë e Jugut. Udhëheqësit e Shqipërise patriotizmin dhe turpin i hajnë me bukë.

Pas

Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe anëtarit të GJK, Bardhi: Proces mafioz e korruptiv!

Para

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Rama-opozitës: Nuk i votojmë kandidaturat tuaja

Para
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Rama-opozitës: Nuk i votojmë kandidaturat tuaja

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Rama-opozitës: Nuk i votojmë kandidaturat tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Jeni gjithmonë të stresuar? Këto ushqime do ju ndihmojnë të qetësoheni

Legjislacioni kundër homoseksualitetit, ndëshkim edhe dënimi me vdekje

Tensione edhe në Azi, Japonia vë në gatishmëri mbrojtjen raketore pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut

ARBITRAZH/ Të rinj që vrasin, flasin qytetarët: Fajin e ka familja dhe shoqëria, reagimi i policisë duhet të jetë shumë i fortë

Kroos te Real Madrid sezonin e ardhshëm, zbulon se një bashkëlojtar po largohet nga Bernabeu

Sulmet ndaj KFOR në veri të Kosovës, Xhaçka: Të papranueshme, të ndalojnë menjëherë

ARBITRAZH/ Krimet e adoleshentëve në rritje, shifrat “e frikshme” të viteve të fundit

ARBITRAZH/ Si të rinjtë blejnë thika në treg? Asnjë kontroll nga autoritetet, tregtarët i shesin lirisht (VIDEO)

Tensionet në Veri, Rama: Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm, aq më shumë lëndohet Kosova

ARBITRAZH/ Pse po vriten të rinjtë? Rastet tragjike që tronditën qytetarët shqiptarë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.