Gjatë javës së fundit kanë lënë hotelet në Shëngjin gati 500 banor të Kurbinit dhe Thumanës të cilët ishin akomoduar pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili i bëri shtëpitë e tyre të pabanueshme.
Në 3 hotelet e Shëngjinit, numri i përsonave të strehuar është reduktuar ndjeshëm. Ata janë strehuar tek të afërmit e tyre, apo dhe në banesa me qira pas marrjes së bonusit. Por në Shëngjin vijon të ketë banor të cilët ende nuk kanë gjetur banesa me qira, apo që nuk ju është levruar as bonusi i miratuar nga bashkitë.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t’ju gjetur strehim dhe të largohen sa më parë nga hotelet.
Autoritet shtetërore kanë bërë të ditur se përsonat e strehuar në hotelet e Shëngjinit do të qëndrojnë aty, deri në sigurimin e banesave me qira.
“Kam dërguar dokumentin në hipotekë, akush nuk na jep llogari, jo mungon kjo, jo mungon ajo”, tha një banor.
“Lekë nuk po kena me marr shtëpi me qera. Bonusi akoma nuk na ka dalë, na thonë prit, prit prit”, tha një qytetare tjetër.
Dikush tregon edhe çfarë I kishte komunikuar kryebashkiaku: “Erdhi një ditë kryebashkiaku na tha ikni aty ku keni qenë. Ne kemi qenë atje në fakt porn a kanë ikur të gjitha materialet e shtëpisë, s’kemi asnjë lloj shprese në fakt. ISha po interesohet ndonjë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)