Pas ngjarjes së rëndë në Genova të Italisë, ku rrëzimi i urës “Morandi” la të vdekur 35 persona, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Përmes një letre publike, Meta i shpreh ngushëllimet presidentit italian Sergio Mattarella.
Reagimi i plotë:
I dashur President Mattarella, Jam shume i trishtuar nga humbja e jeteve si pasoje e ngjarjes tragjike ne qytetin e Genovas.
Ne keto momente te veshtira jam prane jush, prane popullit mik italian, qytetareve te Genovas dhe te gjitha familjeve te lenduara nga kjo fatkeqesi.
Ngushellimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar per familjet e viktimave dhe urimi i sinqerte per nje sherim te shpejte per te lenduarit e kësaj katastrofe