Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shembja e Teatrit Kombëtar, Neritan Licaj: Artistët braktisen misionin dhe u blenë nga pushteti

Aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Licaj në një interviste për emisonin “ODA” në televizioni Fax News ka folur mbi çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ai bëri një rezyme se si lindi ky ligj duke e quajtur klientelist dhe duke fajësuar edhe njëherë ish-ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Aktori i njohur shprehet i zhgënjyer edhe me kolegët që ishin në mbrojtje të mosprishjes së Teatrit duke thënë se “komuniteti i artistëve u shpartallua dhe grupi u shpërbë, përshembull Laert Vasili që bënte thirrje për grevë kur ishte me grupin në mbrojtje të teatrit iu lëpi pushtetit dhe u bë drejtor”.

Liçaj tha se “i jam mirënjohës Presidentit, deputetit Pandeli Majkos dhe opozites që e kanë mbrojtur teatrin duke shtuar se nëse pozita e sotme nuik mban premtimet që po bën ne prap do dalim ne shesh”.

Akuza ka hedhur edhe ndaj kreut të Bashkisë Tiranë duke thënë se atë e nxjerr Edi Rama të flasë dhe kështu ai thjeshtë denigrohet kur flet për teatrin.

(R.G/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *