Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shembja e tavanit në shkollën “Osman Myderizi”, Çollaku: Theu kristalin e propagandës së Veliajt

Kreu i Këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka reaguar lidhur me incidentin në shkollën “Osman Myderizi” ku si pasojë e shembjes së sovasë së një shkolle të saporikonstruar në Tiranë solli lëndimin e mësueses së kasaj shkolle.

Çollaku u shpreh se “tavani i shkollës “Osman Myderizi” sot e theu kristalin e propogandës së Bashkisë Tiranë.

 “Ndërsa çdo ditë propoganda e Bashkisë Tiranë përpiqet t’u paraqesë një realitet virtual qytetareve,nje Tirane me ngjyra shkelqim e gjelberim…ajo Tirana tjeter lengon nga keqqeverisja.

Tirana me rruge te çara e plot gropa, Tirana qe permbytet, Tirana e mbytur ne taksa e abuzime, Tirana pre e oligarkeve, Tirana mes ndotjes, Tirana mes varferise eshte me goje mbyllur.

Klithmat e Tiranes tjeter mbyten nga nje aleance mes pushtetit – medias – korrupsionit…Ne Tirane kjo aleance shpesh here ka triumfuar.

Sot ne Tirane u shemb tavani i nje shkolle. Nje mesuese u plagos rende. Mund te ishin rrezikuar jetet e femijeve. Tavani u rrezua ne kulmin e telenoveles bashkiake te rikonstruksionit te kopshteve e shkollave,tavani u shemb dhe jetet e njerezve u rrezikuan.

Tavani vjen andej nga Tirana tjeter, per te cilen propoganda nuk pyet, mediat e blera e injorojne, oligarket bezdisen. Por Tirana tjeter eshte aty.

Tavani i shkolles Osman Myderizi sot theu kristalin e propogandes se Bashkise Tirane.

Mbase ne kete ore jane duke u telefonuar drejtoret e lajmeve, ata me liçenca e dyqane, ata me dhurata te shtrenjta ne duar…Po telefonohen per ta mbytur e censuruar skandalin aq sa mundin, deri sa te harrohet. Por edhe nese tavani i Osman Myderizit do te injorohet, nese so te fshihet nga lajmet, do t’i iket llogaridhenes per te vazhduar telenovelen bashkiake te Tiranes qe shkelqen…Ajo Tirana tjeter, ajo qe lengon eshte shume e madhe…dhe shpejt klithma te munduarve dhe te abuzuarve do te beje te bien shume gjera ne kete qytet. Klithma e njerezve te keqqeverisur do te beje te bjere tavani i ketij realiteti fallco e kur te bjere ai tavan ..mjere ata qe do te zere brenda”, tha ai. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *