Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Shembja e Shqiponjës akt vandalësh, po përgatisim padi”

Heqja “Shqiponjës” nga sheshi me të njëjtin emër është një veprim i paligjshëm pasi simboli është vendosur me vendim të Këshillit Bashkiak dhe për ta hequr do duhej një vendim tjetër nga ky institucion,

Kreu i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Kreshnik Çollaku u shpreh në ‘Fax News’ se ekspertët dhe juristët e PD po përgatitin një padi për këtë akt të paligjshëm.

Nga ana tjetër ai ishte i ashpër në lidhje me deklaratat e Ramës në lidhje me “Shqiponjën”.

“Absolutisht një akt vandalësh apatridësh, një rugaçëri zyrtare, më falni që po e përdor këtë shprehje, pra të konsiderosh simbolin kombëtar si një ngritje në piedestal të vulgaritetit, i njëjti njeri që hyrjen e krueministrisë e ka veshur me ngjyra ngjashëm me bordellot e Europës, është një akt i shpifur, i shëmtuar. Dhe është dhe një vepër penale se është edhe cënim i simboleve kombëtare që mbrohen me kushtetutë, përdhosja e tyre përbën vepër penale.

Nga pikëpamja ligjore ai shesh dhe ai në momnument, cdo shesh dhe çdo monument bëhet me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Këshilli Basjhkiak i Tiranës nuk ka asnjë vendim që një akt i tillë po kryhet, pra shembja e shqiponjës është pastërtisht i paligjshëm. Jemi në raste flagrante abuziviteti.  

Patjetër po përgatisim një denoncim në prokurori për këtë akt, ekspertët, juristët po e vlerësojnë apo po e rifomulojnë, është shkelje flagrante e ligjit e kësaj qeverie”, u shpreh Çollaku.

Intervista e plotë:

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.