Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shembet lokali i Mihal Kokëdhimës, forca të shumta policie rrethojnë zonën (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit forca të shumta të IKMT-së dhe të policisë, kanë nisur aksioni për shembjen e lokal “Panorma”, në plazhin e Porto Palermos në Himarë, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, pronari i cili dhunoi disa turistë spanjollë, pasi u larguan pa paguar faturën.

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj raporton nga vendngjarja, se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërkohë që në ndertesë ende ka njerëz që po lëvizin materialet nga lokali.

E pranishme në këtë aksion është edhe Dallëndyshe Bici, kryeinspektore e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, së bashku me drejtorin e policisë.

Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bërë xhiron e rrjetit tashmë.

Fill pas këtij incidenti, në lokalin e Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës nisi verifikimi i dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin.

Policia, pasi arrestoi 51 vjeçarin Kokëdhima, bllokoi aktivitetin në këtë ambient, pasi lokali rezultonte të ishte pa leje dhe me mungesë dokumentacioni.

Ndërkaq kujtojmë se Mihal Kokëdhima u gjykua me masën “arrest me burg” për dhunën e ushtruar ndaj turistëve spanjollë.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, Kokëdhima u shpreh se ka qenë iu paarmatosur dhe se vetëm një celular kishte me vete, ndërsa ka ngulmuar se e gjithë jehona që i është dhënë ngjarjes ka prapavijë politike (lexo këtu dëshminë).

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *