Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Mohimi i të drejtës për tu testuar, mohim dhe i lëvizjes së lirë”, ish-ministri tregon ndikimin në kufi nga mungesa e testimeve

Ish-ministri i shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje me shtimin e numrit të testeve si pasojë e koronavirusit të përhapur tashmë nëShqipëri.

Shehu thotë se rritja e numrit të testeve është një arsye me shumë teksa i referohet deklaratëssë sotme të Ministrit të Turizmit te Greqise, Z. Theoharis,i cili  deklaroi se sfida e turizmit ne ate vend do te jete ai i “sigurte”, nepermjet hyrjes se vizitoreve te pajisur me “pasaportat e shendetit” nga vendet e origjines.

Sipas ish ministrit të shëndetësisë mohimi i te drejtes per tu testuar, mohim dhe i levizjes se lire.

Postimi i plotë

“Mohimi i te drejtes per tu testuar, mohim dhe i levizjes se lire!
Sot Ministri i Turizmit te Greqise, Z. Theoharis, deklaroi se sfida e turizmit ne ate vend do te jete ai i “sigurte”, nepermjet hyrjes se vizitoreve te pajisur me “pasaportat e shendetit” nga vendet e origjines.
Sipas tij kjo tashme po diskutohet ne nivelet e BE per tu kthyer ne nje norme europiane te levizjes; dhe ketu eshte fjala per testimet imunologjike (IgG, IgM, IgA) se bashku me ato virusologjike (tampon).
Me gjithe insistimin tone keto testime vazhdojne te jene “molle e ndalueme” per publikun duke shkelur keshtu te Drejtat Themeltare te Njeriut, nder te cilat sic e kemi paralajmeruar edhe levizjen e lire neser.
Nqs nuk implementojme parimin test, test, test, imunologjik e virusologjik, duke decentralizuar procesin, aktivizuar kapacitetet tona laboratorike ne vend, dale nga hermetizimet e rrezikeshme, jo vetem nuk mund te menaxhojme me profesionalizem situaten e “hapjen” e as te ecim drejt “pasaportes se shendetit”, por me mungesen e plote te trasparences, te kontrolleve te shume fishta etj, krijojme hije te medha dyshimesh, qe neser do te behen pengese edhe per ”hapjen” e kufijeve.
Ne fakt me kete centralizim ekstrem, krejt te kunderte nga parimet e shkences e te te drejtave, edhe donacioni nga BE me 20000 kite komprometohet ne objektivat e eficiencen e tij”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *