Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shefi i qarkullimit Rrugor fshikullon Bashkinë e Peqinit, Skendo: Papërgjegjshmëri totale, katastrofike situata në rrugë

Shefi i qarkullimit rrugor për qarkun e Elbasanit Kreshnik Skendo ka fshikulluar ashpër bashkinë Peqin, por dhe firmat mirëmbajtëse të rrugës për mosbashkëpunim apo dhe investime në akset e rrezikshme ku sidomos në periudhat me shi, shënohen viktima aksidentesh.

Rruga në Peqin nuk ka rënë gjysëm, po e tëra. Nuk është marrë asnjë masë. Problemet janë investimet, burimet financiare, por bashkia mund ti gjejë dhe të bëjë me bojë fosforeshente apo të vërë trarë dhe të shpëtojë jetë njerëzish.

Aty është një katastrofë e vërtetë, një papërgjeshmëri totale. Pjesa e dytë është aksi i Gramshit, si dhe kryqëzimi i Gjocaj i cili do një kualifikim tjetër, ka disnivel në shumë metra.

E dimë që këto janë burimet financiare, por mund të shtojmë sinjalistikë që ti ndihmojmë drejtuesit e mjeteve. Në Papërr kanë ndodhur 3 aksidente me 6 viktima. Ajo rrugë do një veshje të asfaltit 300 m dhe sinjalistike, matësa, reflektorë“, u shpreh Skendo.

Gjithashtu Skendo folur dhe për bashkëpunimin mes institucioneve duke e parë si ngërç që e vështirëson menaxhimin e akseve rrugore.

Duam ta shohim njëri tjetrin, s’duam ta shohim, t’ia ngremë telefonin njëri tjetrit në raste emergjencash. Shkresa zyrtare vjen pas 24 orësh.

Ne përballemi me vështirësinë në momentin e parë. Shiu i pardjeshëm ishte katastrofik.

Firma që po mirëmban aksin deri në Fushë Labinot duhet të mirëmbajë së paku kanalet kulluese. Në fushë Labinot kanali është i bllokuar dhe dalin ujërat në rrugë dhe bëhen burim aksidentesh“, theksoi ai.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *