Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“SHBA-të janë si yll, janë si shpirt”, Meta nuk përmbahet, zbulon ”asin e fundit” nën mëngë

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta në dalje të zyrës së tij, teksa tha se Fatmir Xhafaj ka ushtruar presion mbi Vitore Tushën, që kjo e fundit të votonte kundër Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese,

Me tone aspak të zakonshme për të Meta tha se e vetmja zgjidhje që ka sot vendi është referendumi, ku ai do të jetë në anën e shqiptarëve, ndërsa Rama ‘’me palaçot ndërkombëtarë”.

Meta tha se ai SHBA-të i ka në zemër, po nuk  mund të pranojë heshtjen e ”Rrugës së Elbasanit”, teksa Kushtetuta e Shqipërisë shkelet në të gjitha format.

“Nuk besoj se e keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj që i bëri shtantazh zonjës Vitore Tusha, e cila e kaloi e para Vetingun.

SHBA janë si yll, janë si shpirt, unë ua kam bërë të qartë se do të jem në anën e qytetarëve”, deklatoi Meta.

“Ka vetëm një zgjidhje që është referendumi, unë do të jem në anën e qytetarëve, Rama bashkë me palaçot e tij të pyesin qytetarët”, tha Meta.

Presidenti nuk pranoi në asnjë çast që për ngërçin në Kushtetuese ti drejtohen Komisionit të Venecias, pasi sipas tij e gjitha kjo po bëhet për të mbrojtur Ardian Dvoranin.

“Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese. ‘No more rule of embbasy, rule of law’., tha ai gjatë deklaratës tij.

Hipokritët që duan të cojnë gjoja tani këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të conin zgjedhjen e Arta Markut.

Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin, Dvorani ka patur garanci edhe nga disa nderkombetare për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët”.

(E.K/Faxweb.al) 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *