
Pasojat e rënda në viktima nga koronavirusi pas Kinës, Italisë dhe Spanjës kanë prekur një tjetër kontinent dhe shumë shtete. SHBA-ja po përjeton prej ditësh një bilanc të frikshëm në viktima.
Bëhet me dije se si pasojë e koronavirusit në SHBA kanë humbur jetën deri më tani 3,402.
Ky bilanc është edhe më i lartë se ai i shkaktuar nga sulmi terrorist i 11 shtatorit të vitit 3,402. Si pasojë e sulmit terrorit që ndodhi në SHBA më 11 shtator humbën jetën 2,996 persona.
Ndërkohë, numri i personave të konfirmuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në vend është 10,962. Kjo bën që numri total i të prekurve të rritet në 174,750. Nga të gjitha këto, 165,133 mbeten raste aktive.
SHBA-të mbajnë vendin e parë në botë sa i përket numrit të personave të infektuar ndërsa vendi me më shumë viktima si pasojë e Covid-19 mbetet Italia me 12,428 të vdekur
Vetëm brenda ditës në SHBA kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 261 persona.
Trump dy ditë më parë theksoi se nuk e shihte të arsyeshme të shpallte karantinim por si duket një gjë e tillë duhet rishikuar edhe pse nuk ka akoma një deklaratë zyrtare.
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes