Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Mbi 5 milionë të inféktuar me korónavirus në SHBA, kush është shteti që prej 100 ditësh nuk ka asnjë rast me Covid

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të rasteve të konfirmuara me koronavirus ka kaluar shifrën prej 5 milionë. Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë.

Por, për dallim nga SHBA-ja, Zelanda e Re ka shënuar ditën e 100-të pa asnjë rast të ri me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Njëqind ditë pas asnjë transmetim të infeksionit në komunitet është një arritje e madhe, megjithatë, siç e dimë të gjithë, nuk mund të lejojmë që të vetëkënaqemi”, tha drejtoresha e përgjithshëm e Shëndetit në Zelandën e Re, Ashley Bloomfield.

Zelanda e Re ka 23 raste aktive. Ata kryesisht janë qytetarë që janë kthyer nga udhëtimet dhe janë vendosura në qendra të karantinës. Deri më tani, në këtë shtet prej 5 milionë banorësh, janë regjistruar 1,219 raste me koronavirus. Por, për dallim nga Zelanda e Re, SHBA-ja vazhdon të jetë vendi i goditur më së keqi nga pandemia e koronavirusit. Deri më tani, në SHBA janë regjistruar mbi 162,000 vdekje.

Në shumicën e shteteve të SHBA-së, janë detyruar që të pauzojnë planet e rihapjes së ekonomisë apo të kthejnë masat izoluese, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Mbi 20 shtete në SHBA po regjistrojnë rritje të vdekjeve dhe në mbarë vendin mbi 1,000 viktima regjistrohen për çdo ditë.

Në Evropë, ndërkaq, shumica e vendeve duket se e kanë nën kontroll shpërthimin e virusit, por megjithatë ka shenja se shpërthime të reja të virusit po rikthehen. Në javët e fundit, Franca, Spanja dhe Gjermania kanë regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Në Amerikën Latine, Brazili ka arritur shifrën prej 100,000 viktimave nga COVIID-19 dhe ka regjistruar mbi 3 milionë raste me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në mbarë botën, mbi 19 milionë persona janë infektuar me koronavirus dhe mbi 720,000 të tjerë kanë vdekur.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *