Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

SHBA kundër kthimit të Hagia Sofia në xhami, kundërshton hapur vendimin e presidentit Erdogan

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeu është pozicionuar kundër ndryshimit të statusit për Hagia Sofinë dhe kthimin e saj në xhami. Pompeu vlerëson administrimin si muze, që i është bërë një nga kryeveprave inxhinierike të periudhës bizantine nga shteti turk, por kundërshton rikthimin e saj në xhami.

“SHBA ka vënë re se një ndryshim në statusin e Hagia Sofia do të reduktonte vlerat kësaj ndërtese të rrallë e të spikatur, që i shërben njerëzimit si një urë mes traditave e kulturave të ndryshme”, tha Pompeo.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Turqisë për një seri çështjesh në interesin e përbashkët, përfshi edhe ruajtjen e vlerave kulturore e fetare”, shtoi ai.
Pompeo lavdëroi më tej administrimin “e shkëlqyer” të Hagia Sofia si një muzeum për afro gjysmë shekulli, duke e lejuar të hapur “për të gjithë”.
Paralajmërimi i Pompeos vjen pas vizitës së të dërguarit amerikan Sam Broënback në Turqi i cili kërkoi ruajtjen e Hagia Sofia si pjesë e trashëgimisë së UNESCO.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *