Presidenti i vendit Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘Log’ ka folur në lidhje me shpalljen e ish-kreut të KED, Ardian Dovrani, si simbol i anti-korrupsionit nga DASH. Meta u shpreh me tone të ashpra se Dovrani e ka vendin në burg dhe se ai nuik e llogarit fare mafien ndërkombëtare pasi shqiptarët janë zot në vendin e tyre.
“Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit , por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë.
Adrian Dvorani është dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë”, tha Meta.