Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

‘Do ju godasim’/ SHBA dhe Rusia përplasen sërish, tension në det

Rusia thotë se një prej anijeve të saj luftarake kapi dhe dëboi një destrojer amerikan, që kishte hyrë në ujërat e saj territoriale. Moska tha se anija USS John S McCain kishte hyrë dy kilometra brenda ujërave të saj territoriale në Detin e Japonisë.

Kremlini tha se e kërcënoi destrojerin amerikan se do e godiste nëse nuk do të largohej. Më pas anija luftarake amerikane u largua. Megjithatë, flota amerikane mohoi këtë gjë, duke thënë se anija e tyre nuk është dëbuar.

Incidente të tilla janë të rralla, megjithatë vitin e shkuar dy anije luftarake të SHBA dhe Rusisë për pak u përplasën në Detin e Kinës Jugore. Të dy vendet akuzojnë rregullisht njëra-tjetrën se bëjnë manovra të rrezikshme në det dhe ajër.

Tensionet mes SHBA dhe Rusisë janë të larta, ndërkohë që Moska nuk e ka uruar akoma presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

Kujtojmë se në vitin 2017, destrojeri amerikan USS John S Mçain u përplas me një cisternë nafte në Singapor. Si pasojë vdiqën 10 marinarë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *