Trajneri i Milanit Stefano Pioli kërkoi falje për reagimin e tij pas disfatës ndaj Manchester United, kur shau asistentin e Soskjaer nga motra.
Trajneri i Rossonerëve shpjegoi se ishte i zemëruar me ndihmësin e Solskjaer Kieran McKenna pas humbjes 1-0 ndaj United në San Siro.
“Skuadër e mirë”, i tha Piolit asistenti pas fitores 1-0. “Skuadër e mirë l*sht, ti nuk je gjë tjetër veç një t*rap,” u përgjigj Pioli. “Skuadër të mirë ka motra jote.” Përfundoi ai..
ANSA shkruan se Pioli ishte mërzitur me McKenna, i cili e mbajti topin disa herë gjatë gjuajtjeve, duke humbur kohë të çmuar gjatë lojës së madhe.
Por trajneri i Rossonerëve kërkoi falje për reagimin e tij pas ndeshjes, kur iu drejtua ndihmësit të Solskjaer me fjalë mosrespektuese.
“Më vjen keq për reagimin që pata, nuk do të ndodhë më,” i tha Pioli agjencisë së lajmeve ANSA. “Unë e urova Solskjaer, isha i zemëruar me ndihmësin e tij.”
Milan u eliminua nga një humbje 2-1 ne dy ndeshjet me Manchester United. Ndeshja e parë përfundoi 1:1 në Angli, ndërsa ndeshja e dytë përfundoi 1:0 për Manchester.
(E.H/Faxweb.al)