Publicisti dhe kritiku i njohur italian Vittorio Sgarbi ka folur pas incidentit të pakëndshëm në Palase të Vlorës ku rrezikoi mbytjen duke u shprehur se asgjë serioze nuk i kishte ndodhur.
Lajmin e dha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili publikoi një video ndërsa udhëtonte me makinë me Sgarbin.
“Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli.
Ndërsa publicist Italian u shpreh se doli më I fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.
“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe vajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar,”- u shpreh ai.