Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sfidat/ Laçi mposht Skënderbeun, Kastrioti ndal Partizanin me barazim

Partizani është ndalur me rezultatin 1-1 me Kastriotin në javën e 30 të Superligës. Kreu i klasifikimit ndau nga një pikë me Kastriotin, duke i mos lejuar krutanët të afrohen seriozisht me Tiranën dhe duke favorizuar kështu në mënyrë indirekte rivalët e përjetshëm.

Sfida u mbyll 1-1, me golat e Mensah në minutën e 55-të që u barazua nga ai i Shehut tre minuta më vonë. Krutanët tentuan një sforco të fundit por pa rezultat, duke mbetur në vendin e parafundit dhe kandidati favorit për rënien nga kategoria.

Ndërkohë, Laçi fiton sërish dhe ndodhet tashmë ne vend të pestë, duke kaluar pikërisht Skënderbeun. Kampionët në fuqi janë tashmë në rënie të lirë, me mendjen ndoshta më shumë te vendimi i KAS sesa në fushën e lojës.

Korçarët patën në fakt shumë raste sot, por u ndalën nga nje ditë e jashtëzakonshme të portierit kurbinas Gentian Selmani, i cili ishte edhe autor i pritjes së penalltisë ndaj Dejvi Bregut në minutën e 53-të. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 30-të nga Shtubina.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.