Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Sfida që do të vendosë se kush do shkojë në Botëror, Peruja akuza të forta për manipulim Argjentinës dhe FIFA-s

Ndeshja mes Argjentinës dhe Perusë që do të luhet në mesnatën e sotme do të vendosë se cila nga skuadrat do të marrë pjesë në kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Por për mediat peruane kjo ndeshje nuk do të jetë e ndershme pasi sipas tyre do të manipulohet. Mediat e këtij vendi kanë hedhur akuza të forta ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit, duke e akuzuar se në bashkëpunim se po bashkëpunon me FIFA-n e CONMEBO-l për të manipuluar ndeshjen ndërmjet këtyre skuadrave që vlen kualifikimin për në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Sipas ‘Todosport’ , media e cila ka publikuar lajmin e bujshëm, këta institucione të futbollit kanë arritur në një marrëveshje për të manipuluar këtë përballje deçizive, ku Argjentina rrezikon jo pak që të mbetet jashtë Kupës së Botës së vitit të ardhshëm.

Sfida mes Argjentinës dhe Perusë do të zhvillohet në ‘Bombonera’ të Bueno Airesit dhe skuadrat janë me kuotë të barabartë pikësh në klasifikimin e Grupit të Amerikës Latinë të kualifikueseve, me Perunë që ndodhet në vendin e katërt për shkak të golavarazhit më të mirë se skuadra e Sampaolit.

Gazetarët e “Todosport” i kanë lëshuar këto akuza duke marrë shkas nga prania e kreut të FIFA-s në Buenos Aires. Gianni Infantino zhvilloi një takim me drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit për të diskutuar për kandidaturën e përbashkët me Uruguain e Paraguain për organizimin e Botërorit 2030.

Kujtojmë që Argjentina është nga ekipet më të mira që meer pjesë në Botëror dhe një nga pretendentët për ta fituar.

Kampionatin e kalur që u zhvillua në Brazil ekipi latin mbërriti deri në finale por u mund nga Gjermania me një gol të shënuar në minutën e 117-të nga Mario Gotze i cili hyri si zëvendësues në lojë. (B.H/Shuplaka)

(B.H/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.