FlashSportTe FunditTe Gjitha

Sfida Andorra-Shqipëri/ Kuq e zinjtë e nisin me traversë dhe penallti të mohuar

Ervin Bulku do të jetë trajner i kombëtares shqiptare të futbollit në takimin e sotëm kundër Andorras, një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë tanë, që do të synojnë të rikthehen te fitorja pas zhgënjimit kundër Turqisë.

Bulku ka rreshtuar në fushë 11 futbollistë kuqezi dhe ka shumë ndryshime nga formacioni i Panuçit kundër Turqisë. Trajneri ka zgjedhur skemën 4-1-4-1. Berisha mbetet në portë, po ashtu dhe Hysaj mbrojtës i djathtë dhe kapiten. Gjimshiti dhe Ismajli në qendër të mbrojtjes, ndërsa në të majtë luan titullar Naser Aliji.

Basha do të luajë para mbrojtës, si numër 6, ndërsa Xhaka dhe Kaçe do të luajnë pak para tij. Nga krahët, Grezda dhe Uzuni, ndërsa në majë të sulmit i është besuar Armando Sadikut.

Kualifikuese Euro 2020

Andorra – Shqipëri 0-0

Kartonë të verdhë: Lima 5’

Andorra: Gomesh, Martinez, Vales, Rebes, Lima (c), Viera, Klemente, San Nikolas, Rubio, Lovera, Rodrigez Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Hysaj (c), Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha, Xhaka, Kaçe, Grezda, Uzuni, Sadiku Trajner:Ervin Bulku

EPISODET

4’ Fillim i vrullshëm i tanëve. Uzuni godet traversën, ndërsa Grezdës i mohohet një penallti e pastër. Dominim i kuqezinjve në minutat e para

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *