AktualitetFlashKryesorePolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Sërish vetëm ata të tre, dalin pamjet nga “Samiti” mes Ramës, Vuçiç e Zaev

Sot ashtu sikurse ishte paralajmëruar, po zhvillohet një takim mes tre liderve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, Maqedonia e Veriut  në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian”.

Ashtu sikurrse shikohet në foton e mëposhtme, në takim kanë marrë pjesë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar Rama pas kritikave të shumta për mungesën e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se ftesa ishte e hapur edhe ndaj tyre të merrnin pjesë, edhe në këtë takim, sikurse në të parin që u zhvillua në Serbi, mungojnë kryetarët e shteteve si Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallarave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Synimi i takimit është gjetja e dakortësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *