AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha
E trishtë/ 81-vjeçari e surprizoi me serenatë poshtë dritares në spital, gruaja vdes në shtëpi

Një 81 vjecar në Itali i ka lënë të gjithë pa fjalë me gjestin e tij teksa luante fizarmonikë poshtë dritares së dhomës në spitalin ku po kurohej gruaja e tij.
Lajmi i trishtë është se Carla Sacchi, e cila u lejua të dilte nga spitali afër Piacenza disa ditë më parë, ka vdekur në shtëpinë e saj. Pavarësisht se ishte e infektuar me koronavirus, rregullat e spitalit thonin se burri i saj Stefano Bozzini duhet ti qëndronte larg dhe të mos e vizitonte.
Kryebashkiaku i Piacenza Patrizia Barbieri tha se sëmundja u kishte “shkatërruar përqafimet”.
“Në atë serenatë ne të gjithë e njohëm dashurinë, në thjeshtësinë dhe menjëherë të gjuhës së saj universale”, tha Barbieri teksa vlerësonte gjestin që u përhap në të gjithë botën. (A.M/Faxweb.al)