“Në Shkodër do të ketë patjetër zgjedhje, me dekretin e këtij Presidenti apo të ndonjë presidenti tjetër”. Kështu ka deklaruar nga Shkodra ish- zv.kryeministrja Senida Mesi pas votimit për delegatët në Kongresin e Partisë Socialiste.
Mesi kërkoi nga të rinjtë të shkëputen nga mendësia komuniste dhe e pyetur për faktin që vetë PS nuk ka kërkuar ende ndjesë për krimet e komunizmit, ajo u shpreh se e shkuara nuk duhet harruar, por vetë paryia ku aderon është e shkëputur nga kjo e kaluar e errët.
Sa i takon zgjedhjeve te parakohshme Mesi tha se PS është përherë e gatshme për çdo sfide dhe është partia me e madhe ne vend e cila niset qe ne start me 500 mije vota me shumë se cdo parti tjetër.
Ndër te tjera Mesi tha qe ka marre fund KÇK e individëve qe abuzojnë mbi sistemin qofshin këto zyrtarë, gjyqtarë apo prokurorë.