Policia greke ka sekuestruar në ishullin Zakynthos 800 kilogramë eksploziv, të cilët u gjetën të ruajtur në një dhomë të vogël në bodrumin e një depoje të braktisur.
Sasia e madhe eksplozivit u gjet nga policia e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Zakynthos në fshatin Keri në vendin “Apelati”, pas një hetimi disa mujor.
Më konkretisht, u gjetën dhe konfiskuan 800 kg dinamit amoni.
Autoritetet e policisë kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush kishte vendosur një sasi kaq të madhe eksplozivi në depo, por edhe për vendin ku ishte menduar të përdorej.