Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sekuestrohet kokainë me vlerë 40 milion euro, në pranga 7 persona

Me anë të një operacioni të përbashkët forcat e policisë dhe marina Amerikane kanë sekuestruar një sasi 1.4 tonësh në brigjet e Karaibeve. Nëse kjo sasi do të shitej në treg do të kapte shifrën e 40 milion eurove shkruan Daily Mail.

Gjatë kontrolleve rezultoi se një sasi prej 150 kilogramësh kokainë me vlerë 4.4 milion euro ishte hedhur nga barkat e kontrabandistëve në momentin që policia ishte vendosur në ndjekje të tyre.

Gjatë këtij operacioni përveç sasisë së kokainës së sekuestruar policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e shtatë personave. Ministrja e Forcave të Armatosura, Anne-Marie Trevelyan tha se “Falë punës së Royal Navy dhe bashkëpunëtorëve tanë, këto narkotikë nuk do të arrijnë në rrugë, për të nxitur kriminalitetin e mëtejshëm”.

Ndërkohë bëhet e ditur se edhe disa ditë më parë në afërsi të kësaj zone është sekuestruar një anije me 2,500 kilogramë kokainë që dyshohej se vinte nga Lindja e Mesme.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *