Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Sekreti i rinisë/ Eli Fara festoi ditëlindjen single, ja sa vjeçe mbushi këngëtarja e njohur, ndjekësit e mbysin me komente

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Eli Fara, ka festuar më 21 maj ditëlindjen. Eli ka mbushur 53 vjeçe, por duket se për të vitet nuk kalojnë pasi ka mbetur e bukur si dikur. Vajza e saj Marina i bëri një urim të veçantë mamasë, duke postuar edhe një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë.

“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”, shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë. Përveçse ka marrë urime të shumta, fansat e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen e saj si e re dhe për format trupore.

“Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”, shkruan një ndjekës. Ndërkohë Eli ka festuar ditëlindjen krah vajzës së saj dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single.

Madje, të tjerë komentues kanë konstatuar se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.

Eli është nëna e një vajze të vetme, Marinës, nga martesa e saj në Korçë që i dha fund para shumë vitesh.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *