Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Vendimi për shtyrjen e kredive, Sejko vendos “peshoren”: Bankat duhet të bëjnë gjithçka në ndihmë të biznesit, por pa…

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me situatën pandemike që po kalon vendi dhe impakti që po jep kjo situatë tek ekonomia e vendit.

Sejko është ndalur tek problematika e kredive dhe raporti biznes-bankë-individ duke thënë se po shikohet edhe një mundësi tjetër për një shtyrje afati edhe për 3 muaj të kredive.

Një intervistë për RTV Ora, Sejko thotë se bankat duhet të bëjnë gjithçka në ndihmë të biznesit, por pa u thyer vetë.

“Vendimi i parë është për shtyrje 3 mujore të kësteve të kredive, pasi jemi koshientë që aktivitetet u mbyllën. Janë 2 miliard euro këste në total të kredisë së shtyra, nga 4 miliardë në total. 50% e portofolit janë shtyrë.  Po analizojmë situatën edhe një herë me bankat e nivelit të dytë për të parë nëse do të jetë e nevojshme një shtyrje. Natyrisht në favor të biznesit do të duhej të bëhej një shtyrje por prioritet është stabiliteti financiar.

Do të shohim në muajt e mëpasshëm që do të ketë përkeqësim në portofolin e kredive me probleme apo një rënie të kreditimit pavarësisht nga gjëndja e mirë që kanë bankat.

Do të duhet të mbrojmë dhe bankat e nivelit të dytë që të kenë vijimsi dhe vazhdueshmëri të shëndetshme pasi nuk duhet të harrojmë që këto fonde e likuiditete janë depozitat e qytetarëve. Bankat janë ndërmjetës financiar duhet të kryejnë rolin e tyre por nuk janë varka e shpëtimit. Bankat të bëjnë gjithcka është e mundur në ndihmë të biznesit por pa u thyer vetë”.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *