Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Seanca për impiantin në Pezë Helmes, Goxhaj: Sot fituam përsëri kundër Lali Plehut

Avokati dhe aktivisti i njohur, Altin Goxhaj njoftoi se banorët e Pezë Helmes në Tiranë dolën të fituar nga seanca gjyqësorë në Gjykatën e Apelit të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e një impianti mbetjesh.

Sipas Goxhajt rezistenca e banorëve e cila nisi një vit më parë për kundërshtimin e ndërtimit të këtij impianti farë pranë banesave, shkollës dhe tregoi se ai projekt ishte edhe pa lejen përkatëse.

Goxhaj akuzon krybashkiakun Veliaj si personin që I favorizon këto investime të paligjshme dhe gjithashtu thotë se ai përdor Vettingun për të shantazhuar këdo dhe në çdo nivel çdo gjykatës!

Avokati me anë të një statusi në rrjetet sociale, falenderon edhe Televizioni Fax News që sipas tij iu gjend banorëve çdo ditë në 1 vit në fshat dhe në gjyq, në studio dhe kudo.

Statusi i plotë i Altin Goxhaj:

SOT FITUAM PËRSËRI KUNDËR LALI PLEHRIT PËR IMPIANTIN E HELMIT NË PEZË HELMËS 🙂

Si sot 1 vit më parë banorët e Pezë Helmës u ngritën me mijëra për të ndaluar impiantin e helmit të asfaltit vetëm 150 metra larg shkollës së fshatit mu në mes të shtëpiave, lokaleve dhe serave! Dhe ja dolën po atë ditë! Doli që ishte pa leje fare! Askush nuk u fut në burg!

Banorët e Fshati Peze Helmes si kurrë më parë u bënë pjesë e një padie kolektive (class action) ku Saimir Lika na kërkoi në emër të Fshatit Peze Helmes që Studio jonë Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) me ndihmën e eskpertit dhe avokatit më të madh mjedisor Sazan Guri filluan gjyqet me Lali Plehrin dhe Ministrinë e Mjedisit! Po ashtu na ndihmoi edhe biri i Pezë Helmsit Profesori Vladimir Peza si i pari që denoncoi rrezikun që po u vinte në derë gjithë banorëve!

Pas një dosje voluminoze Gjykata e Shkallës së Parë Administrative vendosi në verë pezullimin e përkohshëm të punës së impiantit si masë sigurie për shëndetin e banorëve dhe fëmijëve pasi u vërtetua se plotësoheshin 3 kriteret bazë:

  1. Dëm i atëçastsshëm (Bashkia e pohoi që do e ndezë direkt se paska nxjerrë leje në Maj 2018)
  2. Dëm i pakthyeshëm (kanceri nuk kthehet)
  3. Nuk cënon rëndë interesin publik (përkundrazi ishte impianti i helmit që e cënon atë)

Tani në ora 13:30 kishim seancën e Gjykatës së Apelit e cila shqyrtoi ankesën e Bashkisë për rrëzimin e Masës së Sigurisë së Shkallës së Parë! Sot Drejtësia ishte në udhëkryq:

Nga një anë është e drejta dhe shëndeti i fëmijëve të Pezë Helmësit

Nga ana tjetër ishte presioni i Mafies Soros së Lali Plehrit që përdor Vettingun për të shantazhuar kudo dhe në çdo nivel çdo gjykatës!

Sot fitoi SHËNDETI I FËMIJËVE dhe humbi përsëri LALI PLHERI!

Në fakt fitoi drejtësia që mungon kaq shumë!!!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *