AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Së shpejti në zgjedhje”, PD publikon videon: Raporti është ende konfidencial

Ish-deputei i PD-së Gent Strazimi ka publikuar një material të televizionit shtetëror Italian RAI 3 që sipas tij bëhet fjalë për një raport ende konfidencial që tregon parcelat e mbjella me lëndë narkotike në Shqipëri.

Sipas Strazimirit, raporti i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane dhe në pamjet e marra nga ajri.

Reagimi i Strazimirit:

SË SHPEJTI paskemi … “ZGJEDHJE” !!!

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.

Përmban:

– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,

– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe…

… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”😠😠😠!!!

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI?

Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”!

KAQË!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *