Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Së shpejti në Kosovë, Rita Ora prezanton projektin e bamirësisë për femrat e mbijetuara nga lufta

Rita Ora së shpejti do vij në Kosovë dhe këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja për The Hollywood Reporter.

Unë shkoj sa herë që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”-është shprehur Rita duke e rikonfirmuar edhe njëherë jo vetëm origjinën por edhe dashurinë për vendin e saj.

Ardhja e saj në Kosovë në muajn prill do të jetë për disa projekte bamirësie në bashkëpunim me markën gjermane të modës “Escada”.

Këngëtarja së bashku më drejtorin ekzekutiv të “Escada” Niall Sloan , janë duke punuar për një kauzë të përbashkët  që synon të ndihmoj femrat e mbijetuara të luftës për t’i fuqizuar dhe t’i bëjë  ato më të pavarura.

Kompania e modës dhe këngëtarja do të krijoj një model të veçantë të çantave në formë zemre, ku për çdo çantë të shitur 15 euro do t’i shkojnë kauzës “Women for Women International”.

Të gjitha donacionet do të shkojnë për gratë e Kosovës.

 

(s.a/faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close