FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Së shpejti drejt altarit! Moderatorja flet për herë të parë për partnerin

E ka mbajtur gjithmonë për vete jetën e saj personale dhe është kujdesur që të mos ekspozohet nëpër rrjete sociale.

Moderatorja e famshme sportive ka rrëfyer për herë të parë se shumë shpejt do ta shohim në altar.

E ftuar në “Në Shtëpinë Tonë”, Vilma Masha ka folur për herë të parë për lidhjen e saj disa vjeçare, e cila pritet të kurorëzohet me martesë.

Vilma ishte e ftuar bashkë me kolegun e saj Alban Xhihani.

Moderatorja u shpreh se ka qenë ajo që ka vendosur që personi që do të ketë afër në jetën esaj të mos jetë pjesë e spektakleve.

“Ai ka jetuar në Romë prej 13 vitesh dhe aktualisht punon në një bankë. Madje di të gatuajë shumë mirë dhe ky është një privilegj i madh për mua,”- u shpreh Vilma.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *