Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar ditën e sotme në Shkodër ku është takuar me banorë të zonave të përmbytyra.
Basha ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, si të lidhur me krimin dhe drogën.
Një nga banorët ka replikuar me kryedemokratin lidhur me mosinteresimin e qeverisë për ta.
Sipas banorëve qeveria i takon vetëm kur duhen vota.
Replikat mes tyre:
Qytetari: Të na vijë e të na shohë pse jemi nën ujë! Është më i gjatë dhe rri më mirë në ujë si lejleku. Të vijë se nuk ftohet, siç nuk ftohen këta banorë. …
Basha: Për kë e ke fjalën?
Qytetari: Për Kryeministrin!
Basha: Kur i merr lekët me votat me lekët e drogës, s’të shkon mendja për njeri!
Qytetari: S’e kena dit që i ka lekët e drogës, për syt t’ballit, e kena dit se i ka të vetat.
Banorët qeshin…
(F.G/Faxweb.al)