AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Së bashku për Shqipërinë”, Brukseli pret me pankarta konferencën e donatorëve (Foto)

Bashkimi Europian do të mbajë ditën e sotme një konferencë donatorësh në kuadër të solidaritetit me tragjedinë natyrore që tronditi Shqipërinë rreth 3 muaj më parë me tërmetin e 26 Nëntorit.

Ky takim do të mbahet në Bruksel ndërsa do të marrin pjesë zyrtarë të vendeve europiane por jo vetëm ndërsa do të mësohet edhe përkrahja financiara që dotë japin ndaj vendit tonë.

Foto e mëposhtme është realizuar pikërisht në Bruksel ku me sa duket Belgjika ka hapur dyert e solidaritetit si dhe për të dhënë një mesazh që është solidare ndaj tragjedisë natyrore dhe dëmeve kolosale që shkaktoi në Shqipëri.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.

Më vonë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa banesa.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *