Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘’S’duam as bukë, as ujë”, Ceka jep mesazhe të forta: E bija e Azemit flet ‘’rroma përtoma’’, ministrat kanë nevojë për përkthyes

Profesori dhe politikani Neritan Ceka ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News ku ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet sot vendi, me zgjedhje që sipas tij kanë zero shande që të njihen.

Takimet e sotme në presidencë Ceka i ka quajtur proceduriale, dhe pa rezultat sa kohë që kryeministri Rama nuk ulet në diskutime.

Ai  u shpreh se një pjesë e popullit janë ende nostalgjikë të diktaturës, dhe janë të gatshëm që të votojnë për partinë, pavarësisht gjendjes së tyre të shkatërruar ekonomike.

“Nuk do të ketë asnjë mundësi që këto zgjedhje të njihen, jo vetëm për shkak të shtyrjes së tyre me dekret të presidentit, por për shkak të të gjithë procedurave që janë ndjekur dhe janë antiligjore. Mendoj se takimet e sotme janë proceduriale dhe nuk do të sjellin diçka, dua të citoj Dritëro Agollin, i cili thotë ‘’në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur të tërë i çmend’’.

Ka një pjesë të popullit, që janë nostalgjikët, që janë të kënaqur që të kthehemi sërish në periudhën e Enver Hoxhës, ka dhe nga ata që nuk iu del pensioni që me 130 mijë lekë, 60 i lënë ilaçe, që nuk kanë mundësi të pijnë një kafe, që nuk kanë bukë dhe as ujë, dhe prapë votojnë të njëjtën parti.

Vrapojnë pas një kryeministri që nuk ka asnjë alternativë, që e kanë mendjen te filxhani i Monikës. Mjafton të shohësh përgjimet, për të kuptuar që ministrat dhe drejtuesit e policisë tallen me fatet e fëmijëve të Dibrës.”, u shpreh Ceka.

Politikani komentoi dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve, duke sjellë ndërmend situatat e 96-tës, ku pavarësisht vjedhjes masive të votave, ata u shprehën për njohjen e zgjedhjeve.

“Unë mendoj se derimë tani ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë, dhe këtë qëndrim do të vijojnë që të mbajnë. Ne kemi një kujtesë të shkurtër, pasi ndërkombëtarët kanë certifikuar dhe zgjedhjet e vitit 1996, ku PD vodhi në mënyrë të hapur zgjedhjet, dhe u shënuan shkelje shumë të rënda. Këta nuk kanë flamur nuk kanë atdhe, ata kanë vetëm një Perëndi që është paraja.

Ku ka qenë ky kryeministër kur ministri i tij ka thënë që po çonte një makinë me djem problematikë, ku ka qenë ky kryeministër kur dikujt i premtohet një vend më i mirë pune, për të vjedhur zgjedhjet. Këta Enver Hoxhën e kanë bërë të duket liliput, në krahasim me krimet që kanë kryer”, u shpreh Ceka.

Lidhur mbi skemën sesi mund të dilet nga kriza, Ceka u shpreh se palët duhet të vendosin për një datë të re zgjedhjesh në vjeshtë, dhe për vendosjen e një figure të pastër nga socialistët në krye të qeverisë.

‘’Skema është e thjeshtë, në çdo rast zgjedhjet janë të papranueshme, këtë vetëm Enver Hoxha e bënte, që të ketë vetëm një kandidat. Palët duhet të ulen dhe të vendosin një datë të re për zgjedhjet, duhet të gjendet një emër i ri, asnjë nga këta nuk është socialist”, deklaroi Ceka.

Më tej ai propozoi që kryetarët e bashkive dhe deputetët tiu nënshtohen disa testeve përpara se të zgjidhen, dhe të kenë të paktën 10 vite pune në kërrierën e tyre.

“Kryetarët e Bashkive duhet që të kenë një karrierë dhe te paktën 10 vite pune, nuk mund të merret çdo ronço ponço, nuk mund të bëhet deputete dikush vetëm se është e bija e Azem  Hajdarit dhe vete e flet rroma përtoma në Kuvend.

Ministre bëhesh me kollaj se të fitosh një punë në administratë, shkojnë dhe marrin ministra nga Kosova që kanë nevojë për përkthyes, ky është një zv,ministër dhe thotë u takova me kolegët e mi, teksa takon ministrat më të rëndësishëm të Europës. Marrin injorantë nga rruga, kutia e votimit është bërë një kuti konserve”, u tregua i ashpër Ceka në deklaratat e tij.

Ndërkohë që nuk mungoi as një urim për shqiptarët në ditën e zgjedhjeve, kur tha se: 30 Qershorin duhet ta konsiderojnë si një ditë pushimi dhe relaksi, dhe ta kalojnë sa më mirë me familjet e tyre në plazh.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *