Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

S’donte më para! Çfarë kërkonte Saimiri nga Habilajt (DOSJA E PËRGJIMEVE)

Të tjera detaje dalin nga ana e dosjes me  1800 faqe nga ana e drejtësisë italiane për çështjen e Habilajve dhe implikimin e mundshëm të Saimir Tahirit. 

Materiali i paraqitur nga Prokuroria është bërë publik. Sipas këtij materiali personat e përgjuar e kanë përmendur sërish Saimir Tahirin duke thënë se ai nuk do parà, por gjerdanë dhe diamantë dhe sipas tyre Moisi Habilaj ka shpenzuar 15 mijë euro.

Në përgjime të ndaluarit në Itali flasin edhe për makinën Audi A8 dhe mënyrën sesi u ble makina e Tahirit nga Artan Habilaj dhe që në fakt përdorej nga Moisi Habilaj, e cila sipas të përgjuarve “është dhënë me mirëbesim me aq sa ka dashur ai”, bëhet fjalë për Tahirin.

Prokuroria ka shkëputur një bisedë të përgjuar mes Eneo Sulajt dhe një personi të paidentifikuar.

Përgjimi:

Eneo Sulaj: E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së tij?! Një gjerdan që kushton 15 mijë euro.
Burri: Po, çfarë po thua?
Eneo Sulaj: Tani për tani që u nis, përveç parave
Burri: Kostumin dhe…
Eneo Sulaj: Jo, jo!
Burri: Nuk jep asgjë pa bashkëshorten thua?!
Eneo Sulaj: Po! Përveç Sokolit që i mori paratë për punën, Saimiri nuk donte para. Është e qartë sepse me ata… dhe i tha…. gjerdanin me diamantë.

Në një tjetër bisedë mes dy personave përmendet automjeti Audi A8 dhe nëse Moisiu kishte ndërmend ta shiste.

Eneo Sulaj: Audin? Po jo nuk e shet atë. Në fillim do të blejë detyrën Saimiri dhe pastaj……
Burri: Saimiri ja ndryshon S-në, merr ndonjë tjetër për të marrë…..
Eneo Sulaj: Ajo është e shtetit.
Burri: Ah, ai është i shtetit.
Eneo Sulaj: Po! Më duket se është i shtetit, është 150 me atë….Moisiu trak-trak. Moisiu tani më tha se do të marrë një S të vitit 2013. Me sa para do ta marrësh? Më tha me 50 mijë.

Në një tjetër përgjim në automjetin e Meridian Sulajt përmendet sërish automjeti i Tahirit.

Meridian Sulaj: Presidenti e ka 01, Kryeministri e ka 02, 03 është Audi që ka Artani. Që e kishte ai kushëriri ynë. Vetëm ata e kanë.
Avdyl Sulaj: E mirë, targa të veçanta janë.
Meridian Sulaj: Targa të vecanta, 03 e ka Artani, që i ka dhënë ai.
Burri: Cili Artan?
Meridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë. Ai, Kryeministri vëlla? Si quhet, çfarë është tani ai?
Avdyl Sulaj: Saimiri.
Meridian Sulaj: Saimir Tahiri. 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeministri, 03 e kishte ky Saimiri.
Avdyl Sulaj: E ka Saimiri!
Meridian Sulaj: Po ai është Minister i Brendshëm.
Avdyl Sulaj: Targat e qeverisë u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten.
Meridian Sulaj: Po ai ia ka dhënë Artanit me të gjitha dokumentat. Ta marrë dreqi çfarë thotë ky shiten. Ua heqin, është e tij personale, o vëlla!
Avdyl Sulaj: Është personale, nuk është e punës
Burri: Nuk e ndalon.
Meridian Sulaj: Po atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhëne…
Avdyl Sulaj: Po ajo dihet.
Meridian Sulaj: Por në të vërtetë ja ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë me sa ka dashur ai. Ia ka blerë.

Në dokumentet e Prokurorisë thuhet se Orest Sota, bizmesmeni i kapur me mbi 800 mijë euro, por edhe dy patentat e Saimir Tahirit në makinë rezulton të ketë udhëtuar drejt Malit të Zi me makinën e Ministrisë së Brendshme.

Në argumentet e Prokurorisë theksohet se më 24 shkurt të vitit 2017 në orën 08:05, Orest Sota doli nga Shqipëria në pikën e Muriqanit me makinën MB 279 AA, në inventarin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, po me këtë mjet, sipas prokurorisë ka hyrje-dalje Gentian Ceka, i cili është shoferi i Tahirit. Në një tjetër rast që Prokuroria lidh Tahirin me Sotën theksohet se tahiri më 7 korrik të 2017 doli nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit me makinën e Ardit Sotës, i vëllai i Orest Sotës dhe hyri më 9 korrik me makinën e shoqërisë Ikona, në pronësi të Lefter Sotës, babait të Orestit.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *