Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“S’do gëlltisim çorbën e Këshillit Politik”, deputetët letër Ruçit, zbardhen dy garancitë që kërkojnë për të votuar Reformën Zgjedhore: Brenda 48 orëve kërkojmë…

Përfaqësues të opozitës parlamentare i kanë dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit në lidhje me marrëveshjes e Reformës Zgjedhore duke paralajmëruar mos votimin e saj në Kuvend.

Deputetët Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmon Stojku theksojnë se për të votuar këtë marrëveshje ato kanë dy kushte të panegociueshme.

Sipas tyre “Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë i ri, jo një arnim skandaloz i Kodit të vjetër Zgjedhor ku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Po ashtu theksojnë se shumica duhe të krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog serioz, transparent dhe të hapur, PËR KALIMIN NGA LISTAT E MBYLLURA TEK LISTAT E HAPURA.

Ato shtojnë se “kërkojmë që brenda 48 orësh, Ju të thërrisni një tryezë dialogu mes nesh dhe përfaqësuesve të maxhorancës ku vetëm prania e kryetarit/kryeministrit Rama do të ishte prova e seriozitetit të tryezës.”

Letra e plotë

Jemi vënë në dijeni të Marrëveshjes së arritur jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë ndërmjet Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Ju bëjmë me dije se kjo Marrëveshje është në shkelje të legjitimitetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi i imponohet vendimarrjes sovrane të këtij institucioni.

Në frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila përcakton qartë në Nenin81,pika 2,gërma “c” se ndryshimet në ligjin përzgjedhjet e përgjithshme dhe vendore miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, si opozitë parlamentare kemi propozuar dy kushte të panegociueshme, plotësimi i të cilave sjell votimin tonënë Kuvend:

  1. A) Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë i ri, jo një arnim skandaloz i Kodit të vjetër Zgjedhorku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ata që ikën nga parlamenti nuk mund ta mbajnë peng as parlamentin as procesin zgjedhor në Shqipëri si pas hesapeve të tyre, qoftë edhe me bekimin e kryetarit të maxhorancës që sillet edhe si Ali edhe si Kadi si pas hesapeve të tij.
  2. B) Shumica në Kuvendin e Shqipërisë duhet të na krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog serioz, transparent dhe të hapur, PËR KALIMIN NGA LISTAT E MBYLLURA TEK LISTAT E HAPURA.

Ne ju kërkojmë që brenda 48 orësh,Ju të thërrisni një tryezë dialogu mes nesh dhe për faqësuesve të maxhorancës ku vetëm prania e kryetarit/kryeministrit Rama do të ishte prova e seriozitetit të tryezës.

Ju bëjmë me dije zoti Kryetar i Kuvendit se në mungesë të plotësimit të kushteve të mësipërme, deputetët e opozitës parlamentare nuk mundet dhe nuk do ta votojnë produktin e dale nga një marrëveshje pazari jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.
Zoti Kryetar,

Ju nuk duhet të bëni gabimin e shumë kujt që kujton gabimisht se ne jemi kartona në dispozicion të Lulzimit apo Monikës! Për ne janë ata kartat e djegura dhe marrëveshja e tyre me Ramën është kartë e djegur njësoj si mandatet e tyre. Ne nuk duam as t’ju kërcënojmë me bojkot dhe as t’ju imponojmë një Pazar të ri pas pazarit të vjetër. Por ne nuk do ta gëlltisim çorbën e prishur të të ashtu quajturit Këshill Politik. Prandaj ju sugjerojmë të mos e nën vleftësoni këtë kërkesë dhe të na mundësoni tryezën e dialogut brenda institucionit të parlamentit brenda 48 orësh. Ky nuk është një ultimatum, po ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e Reformës Zgjedhore dhe për kohën që ikën shpejt.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *