Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit për Princ Valentino Corleone.
Këngëtari nga Kosova u arrestua ditën e djeshme pasi në banesën e tij i janë gjetur armë automatike të llojit “Scorpion”, me (5) pesë karikatorë dhe njëqindetetëmbëdhjetë (118) fishekë të kalibrit 1.65 mm.
Përveç “arsenalit” të armëve, në shtëpinë e Corleones janë gjetur edhe 8 qese me kokainë, me peshë 2.9 gram.
Ndaj i riu akuzohet se ka kryer veprat penale: “mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Në bazë të akuzave ndaj tij, Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të pasi eksizton rreziku për përsëritjen e veprave të mësipërme penale. Ndaj pasi ka dëgjuar palët në sallë, togat e zeza kanë vendosur që ta lënë të ashtuquajturin “Princ” në paraburgim.
(E.H/Faxweb.al)