Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Schwarzenegger i nënshtrohet një operacioni të vështirë, ja si është gjendja e tij shëndetsore tani

Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni në zemër. Ylli i “Terminator” u shpreh se ndihet për mrekulli pasi iu nënshtrua operacionit për të zëvendësuat një valvul të aortës. Kjo është hera e dytë që aktori ka bërë ndërhyrje në zemër gjatë dy viteve të fundit.

73-vjeçari e bëri me dije lajmin përmes një postimi në tëitter, megjithatë nuk bëri me dije se kur i është nënshtruar operacionit të vështirë. Në 2018-ën, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvulë pulmonike që u ndryshua fillimisht në 1997 për shkak të një defekti të lindur në zemër.

“Falë ekipit në Klinikën Cleveland, unë kam një valvul të ri të aortës së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit,” tha Schëarzenegger. “Ndihem për mrekulli dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Faleminderit çdo doktori dhe infermieri në ekipin tim! ”, shtoi aktori.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *